Donjeta Sadiku mbetet jashtë Botnorit, emni i saj nuk figuron në short!

Shanset që bokserja kosovare, Donjeta Sadiku, me marrë pjesë në Kampionatin Botnor në Indi pothuejse kanë marrë fund.

Kjo mbasi që emni i Sadikut nuk ka figurue në shortin e tërhequn këtë të Mërkure, shkruen Firstpost.

Bokseres nuk i asht dhanë viza për të udhëtue për Indi – vend që nuk e ka njoft pamvarësinë e Kosovës – në mënyrë që me mujt me garue në kategorinë deri në 60 kg në Botnor.

Shperndaje në: