Emni i Igli Tares në megaoperacionin kundër mafias se basteve në Itali (dokument)

Nji rrjet mafioz qe kontrollnte bastet online ne Itali, asht godite kete te Merkure nga autoritetet anti-mafia ne vendin fqi. 68 persona jane arrestue dhe mbi 1 miliard euro, asete jane sekuestrue, ne kete operacion te shtrime ne Puglia, Calabri dhe Sicigli, por aktiviteti shtrihej ne shume vende te tjera te Europes, perfshi edhe Shqipnine.

Shkrimi në VizionPlus:

Por si funksiononte skema? Grupet mafioze, blinin kryesisht ne Malte licencat per te hapur baste online duke shmangur legjislacionin italiane. Me ane te pikave te basteve te ngritura ne disa qytete ne itali, ata u ofronin kete sherbmi lojtareve, por parate nuk kalonin nepermjet sistemit bankar, por banka ishte mafia, e cila perllogaritet te kete perfituar nga e gjithe kjo skeme, deri ne 4.5 miliarde euro. Nje tjeter fakt qe kane evidentuar autoritetet, eshte se pagesat beheshin ne dore dhe jo sic duhet te funksiononte normalisht, nepermjet bankes apo llogarise se nje klienti te regjistruar.

Raportohet se te gjitha fitimet, kryesisht jane investuar ne pasuri te palujatshme. Nje fakt qe ka shtuar dyshimet lidhur me personat e perfshire, eshte jeta e luksit qe ate benin. Jane mbajtur nen vezhgim rrjetet e tyre sociale, ku ata publikonin fotografi me makina, ora por edhe udhetime luksoze, duke mos arritur te justifikonin te ardhurat.

Por cfare roli ka pasur Shqiperia ne gjithe kete histori? Sipas autoriteteve Italiane, e gjithe skema e mashtrimit, ishte e ndertuar me ane te nje kompanie te regjistruar ne Curacao, e cila eshte teresisht ne pronesi te nje komapie shqiptare “Remonte Betting solution”, prone e faqes se internetit “Revolutionbet365.com” qe perdorej nga grupet mafioze. Per pastrimin e parave, ato depozitohehsin ne llogarine e kompanise ne Curacao, me pas tranferoheshin ne Shqiperi, pe te shkuar perseri ne Curacao dhe me pas kaloni ne Itali, si para te pastra. Pjese e kesaj skeme ishte dhe nje kompani e dhenies se makinave me qera ne vendin fqinj, e cila i kalonte te gjitha fitimet ne Shqiperi ku ndiqej e njejten rruge per pastrimin e tyre.

Nder te tjera, tek pjesa e dosjes per Shqipërine thuhet:

Kontaktet e para regjistrohen me avokatin Mirko Daidone te cilit Fabruzio Gerolla i drejtohet duke i kerkuar informacione mbi nje shoqeri bastesh te drejtuara nga vellezerit Tare, me 400 dyqane ne te gjithe Shqiperine, e interesuar per tu perhapur nen emrin BET 1128. Shoqeria shqiptare, per te cilen eshte i interesuar Gerolla, eshte Top Bast. Reazulton qe Top Bast ka nje kapitat prej 22 mln leke, e ndare ne 22000 kuat me vlere nomolane 1000 leke secika, ne zoterim te Eraml Bajramit. Nga faktet, shpqeria eshte e vellezerve Genti dhe Igli Tare, respektivisht konsull i Shqiperise ne Turqi dhe drejtor sportiv i Lazios.

Shperndaje në: