Ky vend ‘pushtohet’ nga bora, 300 aksidente trafiku

Për shkak të borës së madhe kanë ndodh dikun 300 aksidente trafiku.

Për shkak të kushteve komplekse të motit dhe borës së madhe që ra nga ky mëngjes, në Kiev të Ukrainës kanë ndodh dikun 300 aksidente trafiku.

Simbas agjencisë ukrainase Unian, nënkryetari i shërbimit policor të Ukrainës, Aleksei Bilosicki, deklaroi se situata e trafikut asht e komplikueme për shkak të kushteve të motit.

“Në këtë moment, të gjitha shërbimet janë në shërbim të sanimit të pasojave. Është formuar shtabi i veçantë operativ për të menaxhuar dhe monitoruar të gjitha shërbimet, duke përfshirë policinë, shërbimet rrugore dhe emergjente”, tha Bilosicki.

Ai vuni në dukje se policia kishte paralajmërue qytetarët me i kushtue vëmendje sigurisë teknike të kerreve dhe vendosjes së gomave të dimnit.

Raportohet se 350 skuadra janë angazhue në pastrimin e borës në Kiev.

Shperndaje në: