‘Befason’ Hungaria, e merr këtë vendim për azilin e Gruevskit

Nikolla Gruevski ka dorëzue kërkesë për azil te autoritetet kompetente hungareze.

Burime për mediat nga kabineti i Kryeministrit hungarez, Vikor Orban kanë konfirmue se:

“Ish kryeministri i Maqedonisë ka deklaruar arsyet për mundësimin e statusit të refugjatit në Hungari.

Duke pasur parasysh se Gruevski ka qenë për 10 vite kryeministër dhe duke marrë në konsideratë rrethanat e sigurisë, autoritetet tona i kanë lejuar Gruevskit të dorëzojë zyrtarisht kërkesë për azil dhe e kanë dëgjuar arsyetimin e tij në zyrat e Byrosë për migrim dhe azil në Budapest.

Autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë kërkesën e Gruevskit dhe do ta vlerësojnë në përputhje me ligjet hungareze dhe ato ndërkombëtare.

Ne nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në punët e brendshme të shteteve sovrane dhe konsiderojmë se vlerësimi i kërkesës për azil për ish kryeministrit do të shqyrtohet vetëm në aspektin juridik”, – theksojnë burimet nga kabineti i Orban tue shtue se nuk munden me nda ma shumë informata me opinionin lidhun me procedurën për azil.

Shperndaje në: