Haradinaj: Kemi interes me u njoft nga Serbia, por…

Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka mbajt ligjeratë para studentëve të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Haradinaj ka thanë se asht tue udhëheqë nji qeveri të sfidueme, mbasi asht në koalicion me disa parti.

Qeverisja në vendin tonë është e sfiduar shumë, e udhëheqi një qeveri të koalicionit me disa parti dhe si e tillë është një qeveri e sfiduar edhe nga përbërja e vet. Ajo çka e ka sfidu më shumë është disa prej temave që i kam gjet në tavolinë”, ka thanë Haradinaj.

“Ka tema të mira të lezetshme por edhe problematike ju kam thënë të mos e fshehin asnjë temë. Ligji për Prishtinën ka qenë temë që është diskutu gjatë. Krejt temat e Kosovës të të gjitha natyrave të mundshme kemi fillu të merremi me to. Kështu këmi mrri ë disa tema që janë kardinale si te ligji i ushtrisë, ju e patë përfaqësuesin e Amerikës i cili dje në OKB tha se e mbështet krijimin e ushtrisë së Kosovës”, ka deklarue kryeministri para studentëve.

Simbas tij, qeveria që e udhëheq nuk asht perfekte mbasi ka vërejtje dhe gabime.

Por nuk jemi duke bërë diçka keq, është një qeveri që nuk iu ka frikësu temave. Tash e kemi INTERPOL-in, po përjetohet me emocione por kjo është mundësi që Kosova me luftu krimin. E kem liberalizimin e vizave që po punojmë në këtë temë. Te arsimi nuk kem arrit mjaftueshëm arsyet janë se në tavolinë kam gjet tema të mbi një dekade”.

Haradinaj ka thanë se Kosova ka interes të njihet nga Serbia.

Kemi interes për njohje nga Serbia dhe duhet të negociojmë njohjen por me paprekshmëri të asaj që kemi krijuar. Nëse ndodhë e kundërta atëherë është e rrezikshme për vendin. Nëse nuk dimë më rujt atë që e kemi arrit, s’mund të ruajmë diçka të re”, ka përfundue kryeministri.

Shperndaje në: