“Thaçi e Haradinaj kanë m’u intervistue për rastin e deportimit të shtetasve turq”

Ka përfundue intervistimi i ish-shefit të AKI, Driton Gashit, proces ky që zgjati nga ora 9 e mëngjesit deri në 14:00, lidhun me deportimin e shtetasve turq.

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Xhelal Sveçla, ka thanë se nga Driton Gashi kanë marrë dëshmi të cilat nuk munden me u ba publike aktulisht.

I pyetun nëse nga ky Komision Hetimor do të ftohen për të raportue rreth rastit të gylenistëve edhe presidenti e kryeministri, Sveçla tha se nji gja e tillë tashma asht planifikue.

”Në planin e veprimit që ky komision ka miratuar është paraparë që edhe ata të ftohen para komisionit. Është çështje e koordinimit dhe organizimit të punëve të komisionit që të vijmë deri tek ai moment që të vijnë dhe ata të japin dëshmitë e tyre para Komisionit Hetimor
”, asht shprehë Sveçla.

Shperndaje në: