Arrestohet nji zyrtar në Dubravë, mori ryshfet për lirimin e nji te burgosuni

M.A, 33 vjeçari i i cili punon si zyrtar në burgun e Dubravës asht arrestue sot nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupcion.

Ky zyrtar i arrestuem dyshohet se ka marrë ryshfet me qëllim që për nji të burgosun me ba rekomandimin për lirimin me kusht, njofton gazetametro.net.

Personi i arrestuem nga Sektori për Hetimin e Korrupcionit punon si zyrtar në Zyrën për Lirim me Kusht në Burgun e Dubravës.

Mbas intervistimit me aktvendim të prokurorit, të dyshuemit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.

Shperndaje në: