‘Gruevski kaloi nëpër Shqipni, ky ishte kerri që e dërgoi në Mal të Zi’

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit për me ju drejtue më pas Hungarisë ku ka kërkue azil politik.

Mësohet se ish shefi i Qeverisë së Maqedonisë ka përdor automjete që i përkasin ambasadës hungareze në Tiranë për me u largue.

Referue sistemit TIMS, ‘Tema’ konfirmon se:

“N. Gruevski, në datën 11.11.2018 ora 19:11, ka dalë nga Hani i Hotit me automjetin CD1013A.

Automjeti i perket ambasadës Hungareze në Tiranë”.

Nikolla Gruevski u dënue nga Gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vjet burg.

Përveç kësaj, Gruevski gjykohet për katër akuza të tjera penale.

Shperndaje në: