DASH then heshtjen: Gruevski me vuejtë dënimin!

Shtetet e Bashkueme te Amerikës reagojnë për herë të parë mbas kërkesës për azil politik të Nikolla Gruevskit në Hungari.

Nji përfaqësues i Departamentit Amerikan të Shtetit ka thanë për Politico.eu, se Gruevski, i cili ka kërkue azil politik në Hungari duhet me vuejtë dënimin me burg në vendin e tij.

“Gruevski ka qenë i dënuar nga gjykata e Maqedonisë me një proces të drejtë dhe transparent për keqpërdorim te detyrës zyrtare me dy vjet burg.

Dënimi është konfirmuar dhe nga instanca të tjera gjyqësore. Gruevski është i akuzuar edhe për katër vepra të tjera penale.

Ne vlerësojmë se proceset gjyqësore në Maqedoni duhet të vazhdojnë, ndërsa Nikolla Gruevski duhet të përgjigjet para sistemit gjyqësor të Maqedonisë”, tha nji përfaqësues i DASH.

Shperndaje në: