U qëllue si ekstremist me armë, grekët duen me ba hero…(video)

Nji bust për Konstantinos Katsifas dhe nji rrugë me emnin e tij.

Njoftimi për nderimin e 35-vjeçarit nga Bularati që për grekët konsiderohet ‘hero’ asht dhnë nga kryetari i bashkisë së qytetit të Argons në Mikenë, Dimitris Kambosos.

Iniciativa e tij ka gjet edhe mbështetjen e këshillit të qytetit.

Ai e ka dhanë njoftimin nëpërmjet nji video të shpërndame në internet ku njoftoi se ka me ju dhanë emni i Konstantin Katsifas nji rruge në pjesën jugore të qytetit Argos si dhe ngritjen e nji busti sepse “është mirë të prezantojmë historinë tonë moderne”,- tha Kambosos.

Dimitris Kambosos kritikoi edhe zgjedhjen e opozitës për mos me votue për asnji nga dy rezolutat që ai ka ngrit.

Ai e ka quejt vrasje vdekjen e 35-vjeçarit, ndërsa nuk ka ngurrue me kritikue ashpër edhe krenët e dy shteteve, Rama dhe Tsipras.

 

Shperndaje në: