A po ndërron qëndrim Gjermania për korrigjimin e kufijve!

Gjermania asht e përmbajtun rreth iniciativës për këmbimin e territoreve si zgjidhje për normalizimin e marrëdhanieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Këtë e ka thanë kryesuesi i Këshillit për çashtje europiane të Bundestagut gjerman Gunther Krichbaum, por, simbas mediave serbe, ai ka shtue se nëse kjo kishte me qenë pjesë e paketës për zgjidhje për këtë duhet diskutue.

Zytari gjerman, të cilin mediat serbe e prezentojnë si bashkëpunëtor të afërt të Kancelares Merkel, u ka thanë gazetarëve mbas takimit me Presidentin serb Aleksandar Vucic se ka ndigjue për këtë propozim.

“Gjermania, për dallim nga Franca, SHBA-të, por edhe Komisioni Europian, është e përmbajtur rreth kësaj qasje”, citon B92 zyrtarin e Bundestagut.

“Nuk mund të flas në emër të qeverisë gjermane, sepse e përfaqësoj Bundestagun, por mund të them se ekziston frikë ndër ne se një zgjidhje e tillë mund të shprehet negativisht në regjionet tjera. Një masë e tillë nuk është diçka që mund ta zgjidhë tërë problemin. Një iniciativë e tillë mund të jetë vetëm pjesë e një pakete”, ka thanë ai.

Krichbaum, simbas B92, ka thanë se nëse nji masë e tillë mundet me qenë zgjidhje, atëherë për të duhet diskutue, por kjo asht ma shumë në kompetencë të Komisionit Europian.

Ai ka tregue edhe për pasojat e mundshme për vendet tjera të regjionit, tue përmend shembullin e Maqedonisë, në të cilën, siç ka thanë, nji pjesë të randësishme të popullsisë e përbajnë shqiptarët.

Ai ka përmend se edhe Prishtina ka përgjegjësi të caktueme në gjetjen e zgjidhjes, tue thanë se dëshirojnë me avancue në procesin gradual.

Simbas tij, Gjermania ka me përdorë ndikimin e saj, sepse asht shumë e interesueme për normalizimin e marëdhanieve të Beogradit e Prishtinës, por edhe në krejt regjionin, meqë, edhe përkundër shembujve inkurajues, ekziston nevojë për zhvillim të matejshëm.

“Një masë e tillë nuk është diçka që mund të zgjidhë tërë problemin. Një nismë e tillë mund të jetë vetëm një pjesë e një pakoje”.

I pyetun rreth masave doganore të Prishtinës, ai ka thanë se masat e tilla kurrë nuk janë të mira.

Shperndaje në: