‘Befason’ JLO, merr 2 mln dollarë për 20 minuta koncert (video)

Duket se ‘dashnia’ për Jennifer Lopez kushton dhe madje shumë shtrejtë.

Së fundmi diva ka marrë 2 milionë dollarë për vetëm 20 minuta që ka knue në hapjen e qendrës tregtare super luksoze në Katar.

Veç kësaj 49-vjeçarja ka marrë edhe 1 milionë dollarë shpenzime në këtë qendër, pa përfshi edhe shpenzimet për avionët privatë për kangëtaren.

Gjithashtu JLO bisedon me turmën në lidhje me të drejtat e grave, nji çashtje e madhe dhe e shumë debatueme në këtë vend.

Shperndaje në: