‘Destabilizim’ para anëtarësimit në INTERPOL, mobilizohet Policia!

Krejt pjesëtarëve të Policisë së Kosovës u asht zgjat orari i punës nga sot, nga 8 orë sa kanë punue rregullisht, ata tash kanë me punue edhe 4 orë shtesë, kjo vjen mbas nji vendimi nga Drejtori i Përgjithshëm, Reshat Qelaj.

Gazeta Metro ka mësue se ky vendim vjen për arsye sigurie në Kosovë, ku policët janë urdhnue me ruejtë objektet e trashëgimisë kulturore, sidomos ato të komunitetit serbë.

Ky vendim vjen mbasi Kosova asht afër anëtarësimit të saj në INTERPOL, dhe simbas burimeve të Metros, Policia e Kosovës ka paralajmërime se gjatë këtyne ditëve ka me pasë destabilizim të sigurisë në vend me qëllim të pengimit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Ky vendim i policisë ka me qenë deri më datën 21 Nandor, kur edhe ka me fillue Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL’it, e cila sivjet ka me u mbajt në Dubai, prej 18 deri më 21 Nandor, ku Kosova pret përkrahje të gjanë për me u ba pjesë e kësaj organizate.

Nga policia nuk asht konfirmue se orët shtesë kanë të bajnë me anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL’i, por vetëm kanë konfirmue se për të gjithë policët janë shtue katër orë shtesë gjatë orarit të punës.

Rastin e ka konfirmue përmes telefonit, zadhanësi i policisë, Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës, varësisht prej nevojave operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, me qëllim të parandalimit të veprave penale dhe me qëllim të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive te saja, angazhon zyrtarët policor në orar 8 apo 12 orësh”, tha Hoxha, për Metron.

Kosova po përballet gjatë këtyne muejve ndaj nji fushate shumë agresive të Serbisë, tue e pengue anëtarësimin e shtetit të Kosovës në INTERPOL’i.

Shperndaje në: