Gjermania, me qendrim të ri për shkëmbimin e territoreve?

Kryetari i Komisionit për Çashtje Europiane në Bundestagun Gjerman, Gunther Krichbaum, ka deklarue se Gjermania asht ma e rezervueme në idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, mbas takimit me Aleksandar Vucic.

Zyrtari gjerman, që njihet si i afërt me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka thanë se mbas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vucic, Gjermania asht ma e rezervueme në këtë problem.

“Ky nuk asht hap që ofron zgjidhje të plotë të këtij problemi, por kjo nxitje mundet me qenë pjesë e nji pakete ma të gjanë” u shpreh Krichbaum mbas takimit me presidentin serb Vucic.

Shperndaje në: