Dekorohet Tirana, dhezen dritat e qytetit dhe pemës se Vitit te Ri (foto)

Stina e festave ka mbrri në Tiranë.

Në sheshin “Skënderbej” dhe në rrugët e Tiranës janë dhezë sot dritat vezulluese që simbolizojnë ardhjen e festave të fundvitit.

Kori i Liceut Artistik dhe Banda Frymore e qytetit të Tiranës ishin kujdes për me krijue nji atmosferë festive, ndërsa dheta fëmi të veshun me ngjyrat e festave të fundvitit dhe qytetarë të shumtë kishin rrethue pemën gjigande të Vitit të Ri.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa mori pjesë në ndezjen simbolike të dritave të pemës, ku u shpreh se edhe Tirana i bashkohet këtë vit kryeqyteteve të botës, të cilat festat kanë vendos me i nisë pak ma shpejt.

Shperndaje në: