Lavrov: Ky asht kushti i Rusisë për pranimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë

Moska ka me qenë e gatshme me shqyrtue në mënyrë konstruktive zgjidhjen për marrëdhaniet me Kosovën, nëse zgjidhja do të jetë e pranueshme për Serbinë, ka thanë Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, raporton Sputnik i Rusisë.

“Nëse Beogradi konsideron se nji zgjidhje asht e pranueshme për Serbinë, na do të jemi të gatshëm me shqyrtue atë në mënyrë konstruktive. Nuk asht mirë me u spekulue për përmbajtjen e opcioneve të ndryshme tash”, asht shprehë Lavrov, përcjell Sputnik pjesë nga intervista që Ministri i Jashtëm i Rusisë i ka dhanë gazetës serbe “Srpski Telegraf”.

Shperndaje në: