SHBA merr këtë vendim ndaj 17 sauditëve për vrasjen e Khashogg’it

Administrata e presidentit Donald Trump ka vendose sanksione ndaj 17 personave për shkak të rolit të tyne në vrasjen e gazetarit saudit, Kemal Khashoggi.

Sanksionet e reja nga Departamenti i Thesarit erdhën disa orë mbasi prokurorët sauditë deklaruwn se do ta kërkojnë denimin me vdekje për pesë personat e akuzuem për vrasjen e gazetarit, i cili publikonte shkrime në gazetën amerikane “The Washington Post”.

“Zyrtarët sauditë që janë në listën e të sanksionuemve, ishin të përfshimë në vrasjen e tmerrshme të Jamal Khashoggit. Këta individë që e vunë në objektiv dhe e vranë në mënyrë brutale nji gazetar që punonte në Shtetet e Bashkueme, duhet të përballen me pasojat e veprave të tyne”, tha sekretari amerikan i thesarit, Steven Mnuchin

Shperndaje në: