Turp! Kombëtarja e Panuçit ‘shkatërrohet’ nga Skocia, 4-0

Kombëtarja e Kristian Panuçit ka përjetue nji makth mbramjen e djeshme teksa asht mposht me rezultatin 0-4 nga Skocia në “Loro Boriçi” në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve.

Nji humbje katastrofike përballë kombëtares skoceze që e dominoi të gjithë takimin.

Vuejtjet nisën në minutën e 14’të, ku Frajser kaloi në avantazh mbas nji gabimi të Xhakës.

Për t’ja ba ma të lehtë fitoren kundërshtarëve, mendoi kapiteni Mërgim Mavraj që në minutën e 22’t ndëshkohet me karton të kuq, mbas goditjes me krye të kundërshtarit.

Fleçer ka me dyfishue rezultatin në fundin e pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë ishte radha e Forrest që me dopietën e tij vulosi rezultatin 0-4.

Nji fitore e meritueme e skocezëve përballë nji Shqipnie të pafuqishme, që nuk arriti me gjue qoftë edhe njiherë të vetme në kuadrat.

E gjithë përgjegjësia bjen mbi trajnerin, i cili duket se i vuni kapak zhgënjimeve ma paraqitjen e fundit.

Shperndaje në: