Raporti i CIA’s, Trump shpejt e merr vendimin për vrasjen e Khashogg’it

Presidenti amerikan Donald Trump, tha se Washingtoni ka me dalë me nji përfundim javën e ardhshme, lidhun me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggit dhe atyne që janë përfshi në vrasje, mbas raportimeve të CIA’s se Princi i Arabisë Saudite, Muhammad bin Salman ka urdhnue vrasjen.

Trump tha para gazetarëve se kanë me dalë me nji raport të Hanën ose të Martën.

Intelegjenca amerikane beson se Princi Salman, që asht udhëheqës de facto i Mbretnisë, ka urdhnue vrasjen e gazetarit Khashoggi në Turqi muejin e kaluem.

Qeveria saudite ka kundërshtue këto akuza, të cilat fillimisht u publikuen në Washington Post më 17 Nandor.

Shperndaje në: