Profesori serb: Kosova ka gjasa te mira m’u anëtarësue në INTERPOL

Profesori serb nga Instituti për Studime Europiane, Slobodan Zecevic, thotë se Kosova ka gjasa të mira me u anëtarësue në INTERPOL, tue shtue se kjo mundet me i parapri edhe anëtarësimit të Kosovës në OKB.

“Të shumtën e rasteve pranimi në OKB është rezultat i hyrjes në organizatat e tjera ndërkombëtare, siç janë INTERPOL-i  dhe UNESCO-s”, tha Zecevic.

Ai, tue fol në RTS, si shembull ka marrë Palestinën, e cila nuk asht pranue në OKB si nji shtet anëtar, por si vëzhgues, por tue u bazue në këtë ma vonë ka pas argumente me u pranue në INTERPOL, pamvarësisht kundërshtimit nga Shtetet e Bashkueme dhe Izraeli.

“Argumenti i dytë është vetë mënyra e pranimit në INTERPOL. Nevojitet një shumicë prej dy të tretave të votave, e atyre që votojnë atë ditë. Pra, nëse disa vende që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës nuk do të hyjë në sallë dhe nuk do të votojnë, kjo është për ne një minus i madh”, spjegoi Zecevic, përcjell Telegrafi.

“Nëse keni parasysh se rreth janë 192 shtetet anëtare të OKB-së, ndoshta pak më shumë të INTERPOL-it, do të thotë 85 deri në 87 janë kundër njohjes së Kosovës, pra janë larg më shumë se dy të tretat”, vlerëson Zecevic.

“Ata duan ta fusin Kosovën në INTERPOL, në mënyrë që të dëshmojnë se Kosova është një shtet normal si gjithë të tjerat. Kjo është çështja”, tha Zecevic.

Shperndaje në: