Gazeta spanjolle ban thirrje që Spanja me njoftë Kosovën

Qeveritë e njimbasnjishme spanjolle, pamvarësisht përkatësisë së tyne politike, e kanë trajtue çashtjen e Kosovës nga prizmi i ngushtë i Katalonias.

Rezultati i kësaj ka qenë kundërshtimi i menjihershëm i njohjes së shtetit kosovar, i cili u lind nga shpërbamja e Jugosllavisë, intervenimi i NATO’s në vitin 1999 dhe shpallja e pamvarësisë në vitin 2008.

Lexoni lajmin e plotë:

Ekzistojnë dy arsye që politika spanjolle duhet me nda Kosovën nga rasti i Katalonias.

E para, Kosova nuk është rast precedent. E dyta, Kosova nuk është rast precedent, pra.

E para. Kosova nuk paraqet rast precedent sepse Katalonia dhe Kosova nuk kanë asgjë të përbashkët. Në njërën anë e kemi demokracinë, Kushtetutën e Spanjës, Statutin e Autonomisë dhe një nga rajonet me shkallën më të lartë të autonomisë politike dhe fiskale në botë. Në anën tjetër e kemi nacionalizmin e tmerrshëm të Millosheviçit, marrjen e autonomisë, spastrimin etnik dhe ndërhyrjen ushtarake që e solli administrimin e territorit nga Kombet e Bashkuara. Shumica e partnerëve evropianë të Spanjës, të cilët bashkë me 116 shtete tjera e kanë njohur Kosovën, e kanë mbështetur pa rezerva integritetin territorial të Spanjës dhe e kanë mohuar të drejtën e separatistëve katalanë për vetëvendosje. Është befasuese që jashtë Spanjës ky krahasim nuk është bërë asnjëherë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.

E dyta. Qeveria e Spanjës thotë se Kosova nuk paraqet precedent, por vepron sikur të ishte e tillë. Kjo frikë e bën Spanjën edhe më të palëkundur se Serbinë. Për hir të stabilitetit në Ballkan, Spanja ka deklaruar se do ta njohë Kosovën atëherë kur ta njohë Serbia. Por, tash që Serbia dhe Kosova janë duke zhvilluar bisedime për njohje dhe ndryshim të mundshëm të kufirit si hapa drejt integrimit në BE, Spanja po dëshmon se qëndrimi i saj ka qenë retorik dhe frikësohet se do të jetë e detyruar që ta njohë Kosovën në një moment shumë të ndërlikuar për Katalonian.

Kosova nuk do të pushojë së ekzistuari vetëm për shkak se Spanja e di apo nuk e di që ajo ekziston. Ajo për të cilën Spanja ka nevojë është një politikë e jashtme që e mbështet stabilitetin në Ballkan dhe integrimin e tij në Evropë. Dy politikanë katalanë nuk mund ta rrëmbejnë të ardhmen e serbëve dhe kosovarëve, të cilët nuk e meritojnë të mbeten peng të dy demagogëve.

E fundit. Mbreti i Spanjës e kishte përkrahur me armatim dhe të holla ndarjen e 13 kolonive nga Britania e Madhe. Edhe sot e tutje, ne kemi marrëdhënie diplomatike me Londrën dhe e nderojmë Bernardo de Galvezin, komandantin ushtarak që luftoi kundër britanikëve. Mos i tregoni Puigdemontit, shkruan “El Mundo”.

Shperndaje në: