Tre ekspertë po hetojnë shkaqet e aksidentit me katër te vdekun

Aksidenti

Tre ekspertë të komunikacionit janë caktue për me hetue shkaqet dhe fajësinë për aksidentin tragjik në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, afër fshatit Mramor, ku vdiqën katër anëtarë të nji familjeje nga Gjilani.

Këtë e ka ba të ditun kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Kryeprokurori Beka tha se rezultati i ekspertizës së komunikacionit, me anë të së cilës përcaktohet fajësia, ka me dalë nesër (e Hane).

“Prokurori kujdestar i rastit më tha se urgjent i ka caktuar tre ekspertë të komunikacionit. Nuk është e zakonshme të caktohen tre, por për shkak të rastit i ka caktuar ekspertët. Kjo ekspertizë, do të përcaktojë fajësinë, pasi kjo tregon kush ku ka qenë në momentin e ndeshjes dhe rezultati i saj do të dalë nesër”, tha Beka, për Kallxo.com.

Simbas tij, mvarësisht nga rezultatet e ekspertizës, mund të ketë persona të ndaluem për shkaktim të aksidentit fatal.

“Nëse ka fajësi dhe në anën tjetër, do të ketë të ndaluar, nëse jo nga kjo ana tjetër e të aksidentuarve, personi që ka vozitur ka vdekur”, theksoi Beka.

Kryeprokuori shtoi se përveç ekspertizës së komunikacionit ka me u ba edhe ajo mjeko-ligjore.

Në aksidentin tragjik të së Premtes, në rrugën Prishtinë-Gjilan ishte përfshi edhe eskorta e ambasadores së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Ambasadroja Kiliç nga QKUK asht dërgue në Turqi për mjekim të matejshëm, për shkak të lëndimeve që ka pësue nga aksidenti.

Shperndaje në: