Anglia e mposht Kroacinë në minutat e fundit te ndeshjes

Ka përfundue ndeshja në mes të Anglisë dhe Kroacisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Anglia ka arritë me mposht Kroacinë në ‘Wembley’ me rezultat, 2:1.

Ishin kroatët  të parët që kaluen në epërsi ndaj ‘Tre Luanëve’ me anë të Andrej Kramaric në minutën e 57’, por që anglezët e barazuen rezultatin me anë të Jesse Lingard (78’).

Por, Anglia nuk u ndal me kaq, mbasi arriti me përmbysë rezultatin në minutën e 85’ me anë të Harry Kane, tue i sigurue tri pikë.

Mbas raundit të gjashtë, Anglia asht lidere në Ligën A, Grupi 4, me shtatë pikë, Spanja në vendin e dytë me gjashtë dhe Kroacia në të tretin me katër pikë.

Shperndaje në: