Ky asht moti i cili ju pret këtë javë

Mbas temperaturave të nalta që u regjistruen ditëve të fundit, situata meteorologjike ka ndryshue, tue ba që kjo javë me vazhdue me mot tipik vjeshtor, me reshje të kohë mbas koshme të shiut dhe kryesisht i vranët.

Momentalisht në viset e nalta ka reshje bore derisa në vise të ulëta reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

“Deri ditën e enjte do të vazhdojë mot i paqëndrueshëm, kurse nga e enjtja deri ditën e diele do të ketë ngritje në fushat termike.

Këto qarkullime të masave të ajrit dhe këto reshje të shiut do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes, shpejtësia e së cilës vende-vende do të arrijë mbi 11m/s”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Shperndaje në: