Michael Buble bahet me yll në Hollywood (foto)

Kangëtari i njoftun Michael Buble asht nderue me nji yll në “Shëtitoren e Famës” (“Walk of Fame”) të Hollywood’it.

Buble dhe grueja e tij Luisana Lopilato, që ishte ul në audiencë shpërthyen në lot ndërsa ai mbante fjalimin.

Ai mori yllin në të njajtën ditë kur albumi i tij i fundit ‘Love’ debutoi.

“Sa më gjatë të jetoj, aq më shumë e kuptoj se dashuria nuk është e lirë.

Dashuria ka një kosto të madhe. Sa më shumë që e doni, aq më shumë lëndoheni”, tha Buble gjatë fjalimit të tij.

Shperndaje në: