Kur evoluon teknologjia, tash në restoran ju pret kamarieri robot (video)

Nepali, ky shtet njihet ma shumë për majat e maleve ma të nalta në botë që i ka, sesa për ndonji arritje teknologjike.

Por siç duket, nji grup të rijsh po e ndryshojnë këtë gja.

Kjo mbasi ata kanë krijue robotin e parë kamarier, i cili edhe ka fillue me shërbim nëpër restoran.

“Ju lutem shijoni ushqimin tuaj”, thotë roboti Ginger, derisa e shërben pjaten më ushqim për disa konsumatorë të uritun.

Kompania lokale Paaila Techonology ka ndërtue Gingeri’in, nji robot i gjatë rreth 1.5 metra, i cili asht i programuem për me kuptue dy gjuhë, anglishten dhe nepalishten, shkruen gazetametro.net

E përveç kësaj përparësie, ky robot madje edhe mundet me ju ba të keshni me hajgare të ndryshme, siç i kanë aplikacionet Siri në Apple dhe Alexa në Amazon.

Tre ‘Ginger’ punojnë në restoranin Naulo në kryeqytetin Kathmandu, ku rrugët dhe ndërtesat ende kanë ‘shejat’ nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tre vjet ma parë.

“Kjo është faza jonë e testimit. Ne po e rregullojmë atë në bazë të përgjigjeve nga konsumatorët tanë”, ka thanë për AFP drejtuesi i kompanisë, Binao Raut.

Ndryshe, nji ekip prej 25 inzhinierësh të rijë, ku Raut asht ma i vjetri (27 vjeç), kanë punue me muej për me ndërtue robotin, i cili tashma shërben si kamarier.

Shperndaje në: