Haradinaj takohet me Kurz, ia ban këtë kërkesë (foto)

Kryeministri Ramush Haradinaj asht takue me kancelarin austriak Sebastian Kurz, së bashku me kryeministrat e rajonit.

Haradinaj ka theksue se Kosova asht përkushtue në fuqizim të bashkëpunimit rajonal, tue shtue se shteti kosovar asht i gatshëm me i marrë obligimet që i takojnë.

Sot, në Vjenë të Austrisë zhvilluam një mëngjes pune me kancelarin Sebastian Kurz dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perendimorë, ku theksova se Kosova është e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe e gatshme të marrë përsipër obligimet e saja, por se kjo duhet të jetë reciproke. I njoftova homologët se vendi ka shënuar progres në implementimin e MSA-së dhe ERA 1 dhe se tani po presim edhe lansimin e ERA 2”, ka thanë Haradinaj.

“Kosova është vendi i vetëm në BE dhe rajon që ende nuk lëvizë lirshëm dhe nga Kancelari Kurz kërkova që liberalizimi i vizave, të futet në agjendën e BE-së, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga BE. Përveç të drejtës tonë për lëvizje të lirë, liberalizimi i vizave për Kosovën do të thotë më shumë partneritet, më shumë treg e mundësi këmbimi për vendet e BE-së dhe rajonit”, ka shtue Haradinaj.

Shperndaje në: