Veseli niset për Bruksel, ky asht qëllimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuse sot për në Bruksel, ku do të zhvillojë vizitë zyrtare dhe do pritet nga autoritetet e shtetit të Belgjikës.

Gjatë kësaj vizite, kryetari i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takim të posaçëm nga homologia e tij, kryetarja e Senatit të Belgjikës, Christine Defraigne.

Kryeparlamentari Veseli po ashtu do ka me pasë takime edhe me eurodeputetë të Parlamentit Europian, me të cilët do të diskutojë për proceset integruese të Kosovës, me theks të veçant për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Shperndaje në: