‘E dhunshme, e egër, e tmerrshme’ Trump: S’pranova me ngue regjistrimin e vrasjes se Khashoggit!

Presidenti amerikan Donald Trump ka thanë se ai nuk ka pranue me ndigjue nji regjistrim i cili kapte nji pjesë të vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, tue e quejt atë “nji kasetë të tmerrshme”.

Simbas mediave të hueja, përcjell Telegrafi, Trump ka thanë se ai nuk ka ndonji interes në ndigjimin e kasetës, e cila përmban audio të vrasjes së Khashoggit në konsullatën arabe në Stamboll, në fillim të Tetorit.

“A keni dëgjuar, ose a e keni dëgjuar vetë kasetë ose keni qenë të informuar për këtë, dhe nëse po, çfarë tregon?”, asht pyet Trump.

E përgjigjja e Trump ka qenë: “Ne e kemi kasetën, nuk dua të dëgjoj atë, nuk ka arsye për mua të dëgjoj atë kasetë”.

“Pse nuk doni ta dëgjoni, zotëri?”, ka pyet përsëri gazetari.

“Për shkak se është një kasetë që tregon vuajtje, është një kasetë e tmerrshme”, citohet të ketë thanë tutje.

“Ishte shumë e dhunshme, shumë e egër dhe e tmerrshme”, ka shtue Trump.

Të Martën, Presidenti turk, Erdogan ka ba komente të ngjashme ndaj nji gazete turke, tue e quejt kasetën nji “fatkeqësi të vërtetë”.

Trump tha gjithashtu se ai nuk e di nëse Princi i Kunorës Saudite Mohammed bin Salman kishte rrejtë kur ai mohoi se kishte ndonji përfshimje në vrasjen e Khashoggit, nji deklaratë që bjen në kundërshtim me vlerësimin e CIA’s të Premten se bin Salman personalisht urdhnoi vrasjen e gazetarit.

Shperndaje në: