Zbuloni, kjo asht magjia qe vjen nga nji limon i premë!

Ka shumë ma tepër përdorime për limonin se sa thjesht për me ba nji limonatë.

Ky agrum i dashtun mundet me veprue si nji pastrues, si nji antibiotik për aknet në fytyrë.

Por a e dini se vetëm tue fjet pranë limonit të premë në tryezën e natës mundeni me marrë disa nga këto përfitime?

Thjesht thithin aromën e nji limoni ju përfitoni uljen e niveleve të ankthit, zvogëlimin e stresin, nji ndjesi të përgjithshme qetësuese, rritjen e vigjilencës, reduktimin potencial të presionit të gjakut, qetësimin e alergjive dhe rritjen e produktivitetit.

“Përfitimet shëndetësore” që të gjithë po flasin janë në të vërtetë vetëm efekt i aromaterapisë“, tha Diane Elizabeth, themeluesja e Skin Care Ox.

“Ideja është që nëse vendosni feta limoni pranë shtratit tuaj, atëherë do të thithni aromën delikate të limonit gjatë natës. Limoni është përdorur si një vaj esencial i fuqishëm dhe është kredituar me përfitime të tilla si rritja e përqendrimi, ulja e nivelit të stresit (ka shumë të ngjarë që është rezultat i rritjes së prodhimit të serotoninës) dhe një efekt qetësues në sistemin e frymëmarrjes“.

Ndërsa shumica e përfitimeve të gjumit nga nji limon i premë pranë jush janë të lidhuna me shnetën, ka edhe disa përfitime të tjera.

Njëri prej tyre mban milingonat larg – në qoftë se ju keni një infektim të milingonave, thjesht fshini lëngun e limonit të prerë afër ose rreth çdo hyrjeje të mundshme. Limonët veprojnë gjithashtu si freskues natyral”.

Shperndaje në: