Rusia mbështeti agjendën për votim te Kosovës në Interpol, tronditen serbët

Miku ma i ngushtë i Serbisë llogaritet me qenë Rusia, por ata sot e kanë trondit shtetin dhe mediat serbe në Beograd, kështu Rusia e ka mbështetë agjendën e Interpol’it për ditën e nesërme, ku me  ç’rast ka me u votue edhe anëtarësimi i Kosovën në këtë organizatë.

Ani pse Serbia kërkoi nga Këshilli i Asamblesë së Përgjithshme te Interpol’it që agjenda e saj me u ndryshue, ajo mori nji përgjigje negative nga këta të fundit tue e injorue këtë kërkesë, nuk ka vonue pak derisa mediat në Serbi dhe Presidenti Vucic e ka kuptue se as Rusia nuk e ka pengue këtë nismë të shtetit serb, njofton gazetametro.net.

Ani pse gjashtë vende që janë anëtare të Interpol’it e kanë votue këtë nismë të Serbisë për pengimin dhe shtymjen e antarësimit të Kosovës në këtë organizatë, nji gja të tillë kjo e fundit nuk e ka përkrah Rusia dhe Presidenti rus Vladimir Putin.

Mësohet se kundër përfshimjes së Kosovës në rend dite, ishte Spanja, Qipro, Kina, Siria, Venezuela, Suriname, ndërsa në favor të Kosovës, votuen SHBA, Franca dhe Guajana, njofton gazetametro.net.

Mediat e afërta me Presidentin Vucic dhe Qeverinë serbe atje kanë reague ashpër ndaj këtij veprimi të Rusisë.

Shperndaje në: