Kosova kërkon fitoren ndaj Azerbajxhanit në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës sot (e martë) zhvillon ndeshjen ma të randësishme në historinë e saj të re por shumë interesante.

‘Dardanët’ që po zhvillojnë vetëm kampanjën e dytë kualifikuese në historinë e tyne, kanë me kërkue vendin e parë në grupin 3 në Ligën e D në përballjen e xhiros së fundit ndaj Azerbajxhanit.

Ndeshja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit që luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ fillon nga ora 20:45.

Kosova me pesë ndeshje të zhvillueme numëron 11 pikë dhe renditet në vendin e parë, me dy pikë ma shumë se kundërshtarët e Azerbajxhanit.

Shperndaje në: