Çdo vonesë për heqjen e vizave asht e paarsyeshme (foto)

Kreyetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sot në Bruksel asht takue me eurodeputetët me të cilët ka bisedue për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takue sot në Bruksel disa eurodeputetë nga forca të ndryshme politike, me të cilët ka diskutue për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës mbrenda këtij viti.

Në takim me eurodeputetët Eduard Kukan, Tonino Picula, Andrey Kovatchev dhe Dubravska Suica, kryeparlamentari Veseli i ka falënderue për votimin në Parlamentin Europian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Eurodeputetët dhe kryeparlamentari Veseli u shprehën optimistë se vendimi për datën e heqjes së vizave do të merret frik.

Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli dhe eurodeputetët u pajtuen se vonesat në marrjen e vendimit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës mbrenda këtij viti janë të paarsyeshme dhe të damshme. /Rrokum.TV

Shperndaje në: