Veseli merr mbështetjen e Senatit të Belgjikës për integrimet europiane të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takue sot në Bruksel kryetaren e Senatit të Belgjikës, Christine Defraigne, me të cilën ka diskutue për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Kryeparlamentari Veseli e njohu homologen belge me angazhimet e institucioneve të Kosovës dhe reformat e ndërmarra në rrugën e integrimit euro-atlantik, reformat në drejtësi, administratë publike dhe veçmas për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, thuhet në njoftim.

Megjithëkëtë, Veseli theksoi nevojën e përkrahjes së shteteve mike, në këtë rast të Belgjikës, për m’i dhanë këtij procesi epilog pozitiv dhe të shumëpritun nga qytetarët e Kosovës, mbrenda këtij viti.

Mbretëria e Belgjikës e mbështetë Kosovën në të gjitha proceset integruese dhe në procesin e liberalizimit të vizave. Në takim me kryetaren e Senatit e njoftova atë se Kosova po vazhdon rrugën e saj drejt integrimeve evropiane dhe në rrafshin e brendshëm po bën reformat e nevojshme për zhvillim ekonomik”, theksoi Veseli.

Shperndaje në: