“Guardian”: Nji ne kater europian voton per popullistat!

Popullistat e kane trefishue perkrahjen per veten n’Europe, ne keto 20 vjetet e fundit, tue sigurue vota te mjaftueshme per me i fute liderat e vet ne qeverite e 11 vendeve europiane, dhe tue sfidue rendin e etabluem politik ne tane kontinentin, shkruen The Guardian.

Nga hulumtimi ekskluziv i kesaj gazete, na shfaqet nji pasqyre e qarte dhe e sakte se sa shume partite populliste kane marre fuqi e rrite ne keto dy dekada.

Keto te dhana te gazetes deshmojne se popullizmi ka qene me konsistence ne rritje qysh prej vitit 1998. Para dy dekadave, keto parti kane qene margjinale, dhe nuk kishin ma shume se 7% te votave ne tane kontinentin europian.

Ndersa sot, nji ne kater europian voton per partite populliste.

Popullizmi sot asht ba mainstream: disa nga zhvillimet ma te randesishme politike te koheve te fundit si, Brexit dhe zgjedhja e Donald Trump nuk mund te spjegohen pa rritjen e popullizmit, thote Matthijs Rooduijn, sociologu politik nga Universiteti i Amsterdamit, qe e ka udheheqe kete studim.

Per ma shume:

https://www.theguardian.com/world/ng-interactive/2018/nov/20/revealed-one-in-four-europeans-vote-populist

 

 

 

Shperndaje në: