Loja e jashtëzakonshme e Kosovës, Qeveria ju ndau 500 mijë euro

Qeveria e Kosovës ka propozue me ju nda 500 mijë euro Kombëtares së Kosovës në futboll.

Ky propozim erdhi mbas fitores së fundit të kombëtares sonë me rezultat të thellë ndaj asaj të Azerbaxhanit mbramë.

Kjo shumë asht propozue me qëllimin që Kombëtarja e Kosovës me pasë të gjitha kushtet e nevojshme gjatë fazës pregaditore.

“Duke marr parasysh kualifikimin e kombëtares deri në këtë fazë dhe bilancin e jashtëzakonahëm, propozojmë që 500 mijë euro t’i ndahen kombëtarës sonë në mënyrë qe gjatë fazës përgatitore ata të kenë të gjitha kushtet e nevojshme”, tha Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Me fitoren e mbramshme, Kosova ka sigurue daljen në Playoff, ku kundërshtari i radhës ka me qenë Maqedonia.

Shperndaje në: