Kitarovic me arbanasit e Zarës: 11 shqiptarë dhanë jetën për Kroacinë

Presidenti Ilir Meta dhe homologia kroate Kolinda Grabar-Kitarović, në kuadër të vitit kombëtar të heroit tonë Gjergj Kastriotit, Skënderbeut vizituen bashkësinë e Arbanasve të Zarës, “oazen e shqiptarëve në Kroaci”.

Ata u takuen dhe u përshëndetën me përfaqësuesit arbanas, me Prefektin dhe Kryetarin e Bashkisë së Zadarit, autoritetet vendore dhe drejtuesit fetarë, etj.

Presidentja e Kroacisë tha se, “Arbanasit kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për krijimin dhe mbrojtjen e Kroacisë. 11 luftëtarë Arbanas nga famullia e Zarës dhanë jetën për Atdhe.”

Tue citue shkrimtarin e madh kroat, priftin françeskan Andrija Kacuc Mioshic vuni në dukje se: “Nuk ka lindur nëna hero më të madh se Gjergj Kastrioti Skënderbeu.”

Shperndaje në: