Dështon përpjekja e opozitës për rrximin e Qeverisë

Partitë opozitare kanë dështue në tentimin e tyne të parë për me rrxue Qeverinë Haradinaj.

Pamvarësisht se në sallë ishin mbi 60 deputetë, por votuen vetëm 37 deputetë, dhe në këtë mënyrë nuk u miratue rezoluta e propozueme nga Lidhja Demokratike e Kosovës e cila parashihte shkarkimin e Qeverisë Haradinaj si dhe ndërpremjen e çdo përpjekje që konteston shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Për këtë debat 36 deputetë votuen pro, 1 deputet abstenoi dhe asnji nuk ishte kundër.

Me këtë rast kryesuesi i seancës, Kujtim Shala, ndërpreu edhe seancën e jashtëzakonshme për dështimet e politikës së jashtme të Kosovës.

Po ashtu në këtë seancë, deputetët kërkuen edhe shkarkimin e Ministrit të Punëve të Jashme, Behgjet Pacolli.

Shperndaje në: