KFOR’i demanton Vucic’in: S’kemi ndalue ROSU’n me hye në veri

Zadhansi i KFOR’it, Vincenzo Grasso e ka demantue Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, i cili tha sot se KFOR’i i ka ndalë me hy në veriun e Mitrovicës forcat speciale të Policisë së Kosovës, ROSU.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic tha sot në nji takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova se ka marrë informacione nga KFOR’i se ata i kanë ndalue me hye në Mitrovicën e Veriut, forcat speciale të Policisë së Kosovës, ROSU.

“Pak para morëm vesh se KFORI i ka ndaluar Forcat e Sigurisë së Kosovës në hyrje të veriut dhe për këtë i falënderojmë”, ka thanë Vucic.

Takimi i jashtëzakonshëm i Vucic’it me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Zadhanësi i KFOR’it, Vincenzo Grasso e ka demantue këtë deklarim.

“Nuk ka pasur asnjë tentim të Policisë së Kosovës, të asnjë njësie të saj, pra as të ROSU-s që të hyjnë në Veri të Mitrovicës. Kësisoj KFOR-i nuk ka pasur arsye të ndalojë askënd”, ka thanë Grasso për Insajderin.

Ai ka demantue edhe deklarimin e Presidentit serb se situata në Mitrovicë të Veriut asht e tensionueme dhe se serbët atje po ndihen të rrezikuem.

Zadhanësi i KFOR’it tha se situata në Veri të Mitrovicës asht e qetë dhe se asnji incident e asnjë provokim nuk asht tue ndodh atje.

“Ne mund të themi me siguri të plotë që situata krejt e qetë, pa tensione dhe se gjithcka po zhvillohet normalisht. Për këtë arsyej edhe ju sigurojmë se KFOR-i do të jetë këtu për të siguruar që situata të vazhdojë të mbes e qetë”, ka thanë Grasso.

Shperndaje në: