Ekonomisti serb alarmon Serbinë për pasojat e taksës se Kosovës

kamionet dogana

Nji ekonomist serb ka paralajmërue për pasojat për ekonominë e Serbisë nga taksa e vendosun nga ana e Kosovës.

Kryetari i Shoqatës serbe të Ekonomistëve, Aleksandar Vlahovic, ka thanë se taksa e vendosun nga Kosova mundet me pasë pasoja në ekonominë e Serbisë.

Vlahovic ka thanë se nëse kjo taksë nuk largohet, atëherë Serbia duhet me kërkue zgjidhje në tregje të reja.

“Ky vendim sigurisht ka një ndikim në eksportet serbe sepse gati 15 për qind e totalit të eksporteve të Serbisë i dedikohet tregut në Kosovë”, ka thanë ai, simbas ‘Vesti’.

Ai gjithashtu i ka ba thirrje BE’s me reague tue thanë se kjo taksë asht shkelje e marrëveshjes së CEFTA’s

“Nëse këto sanksione prej 100 për qind të vendosura nga Qeveria e Kosovës vazhdojnë për një kohë të gjatë, atëherë me siguri prodhuesit e Serbisë mallrat e tyre që i kanë eksportuar në Kosovë, do të detyrohen t’i drejtojnë në tregje tjera”, ka përfunduar Vlahovic.

Shperndaje në: