Qyteti i SHBA, ku dielli “zhduket” për 65 ditë!

Nis nata polare në Utqiagvik.

Ky asht qyteti ma verior i SHBA, ndodhet në Alaskë dhe për 65 ditë nuk ka me pa ma diellin. 4 mijë banorët e qytetit që ma parë quhej Barrow, deri në 23 Kallnorin e vitit të ardhshëm kanë me ndejt në errësirë, si çdo vit, në temperatura që në stinën e dimnit arrijnë deri në -45 gradë Celcius.

Gjithsesi, gjatë kësaj kohe për 2 apo 3 orë në ditë, dielli arrin me lshue nji ndriçim të lehtë, por pa u ngritë në horizont në asnji moment. Ndërkohë që, fenomeni i kundërt verifikohet në stinën e verës, kur dielli nuk perendon për 2 muej pa pushim dhe temperaturat janë rreth 15 gradë Celcius.

Shperndaje në: