Fjala e Veselit në Prizren, ku u bashkuen liderët shqiptarë (foto)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, me rastin e vendosjes në qytetin e Prizrenit të shtatoreve të tre drejtuesve të shquem të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni dhe Sulejman Vokshi, ka thanë se këto shtatore përjetësojnë nji moment vendimtar në historinë tonë kombëtare: momentin kur këta tre burra të mëdhej e bashkuen kombin përball rreziqeve të kohës.

Sot ne shqiptarët kemi shtete, kemi liri, identitet e krenari, por kemi partnerë, në rrugëtimin tonë drejt integrimeve euro-atlantike. Do të vazhdojmë kështu si sot, të bashkuar, për të përkujtuar dhe lartësuar çdo herë veprat e atdhetarëve dhe baballarëve të kombit. Njëkohësisht, edhe për të dëshmuar se jemi të përgjegjshëm dhe të vëmendshëm për të gjitha sakrificat që janë bërë, si dhe për të ruajtur dhe çuar përpara amanetin e heronjve dhe martirëve të kombit. Lavdi e përjetshme heronjve të atdheut”, tha në fjalën e tij Veseli.

Shperndaje në: