Kjo asht hipokrizi, Vucic acarohet për mbledhjen e dy qeverive!

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipnisë, sot në Pejë kanë me mbajtë mbledhje të përbashkët.

Lajmi për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipnisë, ka marrë jehonë edhe në mediat serbe.

Mbas publikimit të agjendës dhe të temave që pritet me u diskutue dhe marrëveshjet që pritet me u nënshkrue sot në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipnisë, ka ndodh edhe reagimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic.

Vucic, këtë takim e ka quejt si hipokrizi mbasi që simbas tij, përderisa Kosova ka vendos taksë doganore 100 për qind për mallnat e Serbisë dhe Bosnes, në anën tjetër me Shqipninë po tenton me heqë kufijtë dhe taksat për mallnat e Kosovës, pra me heqë barrikadat ekonomike, shruen lajmi.net

“Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë”, ka thanë Vucic i nervozuem.

Shperndaje në: