Vetëvendosjes i largohet nji anëtar i saj, lexoni çka shkruen! (foto)

Driton Gashi ka dhanë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje në Prizren.

Gashi, i cili ka qenë sekretar për ngritje ideo-politike, këshilltar, dhe delegat i Këshillit në VV, thotë se janë qinda arsye pse po largohet nga Vetëvendosje.

“Ky subjekt nga i cili po largohem, më ka përbuzur si njeri dhe më ka shndërruar në votues të thjesht, nuk më ka respektuar aspak, jo vetëm mua, ata nuk e respektojnë asnjë njeri tjetër që ka vlera intelektuale”, thotë Gashi.

Postimi i Gashit

Edhe pse nuk kam qenë aktiv që një kohë të gjatë në rrjete sociale, sidomos në facebook (përndryshe, në këtë fshirje byt.e) ku siç duket këto janë aktivitetet e vetme të shqiptarëve – të kësaj bote mediokre, të kësaj bote toaleti ( i vetmi aktivitet i të ashtuquajturve aktivistë, agjentëve virtualë) u ktheva vetëm edhe njëherë në botën e juaj me qëllim që t’i njoftoj miqtë e mi, juve që më njihni dhe ju njoh, por sidomos ata që i perceptoj e më perceptojnë si figurë gjeometrike.

Tek e fundit njeriu ka formë e trekëndëshit, ka formë të piramidës, por këtë do e kuptonim vetëm nëse ai do të ecte me kokë e jo me këmbë.

Tek e fundit njeriu ka formë e trekëndëshit, ka formë të piramidës, por këtë do e kuptonim vetëm nëse ai do të ecte me kokë e jo me këmbë.

Megjithatë vet llapsusi sipas Frojdit tregon gjysmën e të vërtetës. Por ta lemë Frojdin të qetë në varr, sepse e vërteta është kjo: unë Driton Gashi, nga sot e tutje nuk do të jem më pjesë të ashtuquajtur Lëvizje Vetëvendosje!. Nuk do të jem më sepse dyshoj dhe kam dilema të qarta morale. Po e them hapur. Dyshoj aq shumë sa që ky dyshim tejkalon ‘dyshimin kartezian’, tejkalon ‘skepticizmin humeian’ tejkalon ‘imaterializmin berklian’.

Dyshoj se këto terme mund të kuptohen qartë nga shumë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, – të cilët mburren me dy tre libra të lexuar të filozofisë, ku kjo mburrje pastaj i shndërron në mënyrë imediate në filozofë, politikanë, mendimtarë, shkrimtarë, e lloj -lloj shkenctarësh të ndryshëm të padëgjuar më parë. Pastaj, ata janë më të menqurit, më të diturit, më të bukurit.

Por të ju them të drejtën, s’janë gjë tjetër vetem se njerëz të dashuruar në vetën, – janë narcizoidë. Kurse po t’i shihte vet Narcisi sa pasardhës të shumtë ka, ai do të habitej edhe më shumë se sa ishte habitur me bukurinë e tij, ku kjo habi do ta rikthente atë përsëri nga lulja në njeri.

Do ta rikthente në jetë. Madje Narcisi do t’i falenderonte secilin aktivist, një për një. Nga kryetari i saj, deri tek aktivisti i ndonjë lagje të panjohur në Kosovë.

Faleminderit që tejkaluat bukurinë time! – do të thoshte Narcisi. Mirëpo, nuk është gjë e bukur të mendosh se je i bukur. Nuk është gjë e menqur të mendosh se je i menqur. Nuk është dituri nëse mendon se je i ditur.

Meqë jeni më të bukurit në botë, ju uroj sukses në burgun injorancës, izolimit e vetmashtrimit. Por mesazhi im i fundit është ky: do ta keni të vështirë të riktheheni përsëri në njerëz.

Të riktheheni në jetë. Sepse jeni të shumtë, dhe llafellogjitë e juaja e lajkat që i bëni njeri tjetrit (sa bukur asocion kjo fjalë e gjuhës shqipe: lajkat me like-t në facebook, botën e toaletit), – nuk do ta lejojë këtë.

Madje nuk do ta dini kurrë nëse jeni duke qëndruar në këtë burg, izolim e vetmashtrim. E nga ta dini se tashmë nuk jeni? Kësisoj unë do e ndjek Narcisin që është rikthyer nga lulja në njeri dhe jo Narcisin khehet nga njeriu në lule. Asnjëherë nuk është vonë për të bërë hapin e parë ose të fundit në jetë.

Kurse ata që e bëjnë hapin e parë të fundit, e të fundit të parin janë aktivistët e Vetëvendosjes! Ata duan ta emancipojnë popullin! Parmandojeni. Popullin e konsiderojnë me termin e ‘njeriut mesatar’.

Po kush dreqin është ‘njeriu mesatar? Term i shpikur e i dalur nga shkollat leniniste. Vërtet e gërditshme kjo. Sepse kësësioj konsiderohet populli në Vetëvendosje! Njeriu mesatar, që duhet të emancipohet vetëm nëse votohet Vetvendosja! Pra, vota emancipoka?!

Prandaj, mirupafshim! Ju dëshiroj sukses! Çdo të mirë në rrugën pa kthim!

Kurse unë s’mund ta tejkaloj vetën, kësisoj më duhet të hedh disa hapa mrapa, që t’i kthehem vetës, ta emancipoj vetën, para se ta emancipoj tjetrin. Që t’i kthehem së vërtetës, që t’i kthehem realitetit, shkencës, filozofisë, letërsisë, dhe të luftoj në këtë mënyrë për atdheun tim të dashur, të luftoj për Shqipërsinë time të dashur. Tani në syrin e juaj unë s’jam më patriot.

Kjo është e dhimbshme. Vërtet e dhimbshme. Sepse unë jam qindra herë më patriot se ju. Sepse unë nuk jam ai lloj patroti që bën vetvrasje në burg për një parti politke. Ky është aktivisti i juaj ideal. Heroi që e krijoni. Por unë e bëj krejtësisht të kundërtën. e luftoj vetvrasjen e vritem për atdhe.

Ky subjekt nga i cili po largohem, më ka përbuzur si njeri dhe më ka shndërruar në votues të thjesht, nuk më ka respektuar aspak, jo vetëm mua, ata nuk e respektojnë asnjë njeri tjetër që ka vlera intelektuale.

Nga kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, kryetari i qendrës Artan Abrashi, deputetet e Prizrenit,, Arbër Rexhaj e Drita Millaku, pastaj shumë këshilltarë të tjerë, i kanë njohur aftësitë e mia, si në shkrime, si në aktivitete politike, si në ato verbale, e të tjera të shumta, nuk më kanë lejuar që me gjithë kapacitetet e mia intelektuale, qofshin ato edhe të vobekta, – të kontriboj në qeversisjen lokale.

Kurse e vetmja politikë ajo e (keq)qeverisjes në Prizren deri më sot ka qenë politika e thashethëmeve, ambicieve personale e shtyrjes së brrylave.

Po ta dëgjoja Max Ëeberin, i cili thoshte aq bukur se i vetmi obejktiv i një partie politike është marrja e pushtetit, do t’i kisha punët më mirë, por që i vetmi qëllim i një partie politike në Kosovë janë thashethëmet, nuk do ta kisha paramenduar kurrë këtë.

Një parti e cila thërret gjatë gjithë kohës merret me thathethëme dhe idealizëm, është kombinimi i mirë për ta pasqyruar ndonjë grup rebelësh në lagjet e Brazilit.

E aty ku gjatë gjithë kohës fltet për në idealizëm në fakt nuk nuk ka asgjë ideale, është qëndrim fëmijëror. Prandaj, miqtë e mi: Në Kosovë nuk ka asnjë parti ideale. I kam besuar për këtë Vetëvendosjes, por që jam gënjyer verbërisht.

Prandaj, kjo parti nuk ka nevojë për filozofë, sociologë, pedagogë, shkrimtarë, intelektualë të fushave të ndryshme por ka nevojë vetëm për demagogë (në shumës me ‘ë’ në fund). E unë demagog nuk jam, jam njeri që luftoj gjithmonë për të vërtetën. Jam njeri që beson tek ‘alkimia e shkencës’.

Prandaj, s’mund të ju besoj më në këto gjëra të shpifura. Por, ju duhet të keni frikë, të keni frikë më shumë kur ju largohet një aktivist i panjohur i ndonjë lagje, fshati të largët, se sa një figurë e njohur politike, sikurse rasti i fundit. Këtu duhet ta ketë të fokusuar frikën një subjekt politik. Ky është një sugjerim i imi për ju, sepse të vetmit që më sugjeraut përgjatë këtyre tri viteve ishit ju!

Prandaj miqtë e mi, nuk ka miq. Unë po largohem sepse besoj te revolucioni dhe jo tek revolucioni i vonuar seksual. I vetmi revolucion i premtuar i Vetëvendosjes! Orgjitë!

Dhe unë s’mund të jemë pjesë e kësaj bote mediokre, bote toaleti, që për ju përbën të vetmën botë të totalitetit.

Shperndaje në: