‘WTF’ thotë Rama, i del në përkrahje taksës 100%

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, asht tregue i ashpër me qasjen destruktive të Serbisë karshi shtetit të Kosovës.

Ai madje e ka komentue me ‘What the fuck’, kërkesën e Serbisë ndaj nji ministri kosovar për me heqë nga fjalimi emnimin “Republika e Kosovës’.

Rama i asht referue rrëfimit të Ministrit Skender Reçica gjatë nji takimi të mbramshëm, ku i kishte tregue Ramës për kërkesën që i ishte ba në Beograd.

‘Ministri i Punëve dhe Mirëqënies Sociale më tregonte dje se si deri në 2 të natës në Beograd, i kishin kërkuar të heqë fjalën ‘Republika e Kosovës’. Me gjuhën e anëtarëve të BE’së, do të thuhej What the fuck’, ka thanë Rama.

E tue vazhdue me folë për qasjen e Serbisë, Rama ka dhanë përkrahje për taksën 100%, tue thanë se kjo nuk kishte me qenë normale në nji situatë normale, por ajo simbas Ramës, asht normale në situatën jonormale si kjo mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është një kusht irracional në kushte normale, por është normal në një situatë irracionale. Kush mendon se taksa është ekonomike gabon, ajo është politike për shkak të qasjes së Serbisë”, ka shtue Rama.

 

Shperndaje në: