E përfundojnë mbledhjen tue e ba shqiponjën, por kqyrni Hoxhajn!

Mbas përfundimit të mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipnisë, të gjithë kanë ba nji fotografi të përbashkët.

Për me mbajtë si kujtim nga mbledhja e pestë e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipnisë, të gjithë anëtarët e të dyja qeverive kanë realizue nji fotografi.

Të dy kabinetet qeveritare banë fotografi tue i ba duart në formë të shqiponjës mirëpo, ajo që bjen në sy asht mënyra se si zavendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka ba këtë.

Të gjithë e kanë ba mirë shqiponjën, ndërkaq vetëm Hoxhaj e ka ba në mënyrën e kundërt dhe kjo ka marrë menjiherë jehonë në rrjetet sociale.

Këtë fotografi e ka shpërnda në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Shperndaje në: