Apeli merr vendim për ‘Burdushin’

Gjykata e Apelit të Kosovës, ka marrë vendim për Burdushin.

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzue si të pa bazueme ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej nji mueji, ndaj të pandehunit Hysri Peqani i njoftun si Burdushi.

Përmes nji njoftimi për media asht ba e ditun se, Gjykata e Apelit e ka lanë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren të datës 17.11.2018.

“H.P. po dyshohen nga ana e prokurorisë, për shkak të tri veprave panele nga  Kodi  Penal i Republikës së Kosovës. “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” sipas nenit  262; “Shmangie nga tatimi”  sipas nenit 313 ; “Mashtrim”  nga neni 335 dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve” nga neni 374”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

 

Shperndaje në: