Sali Berisha: Deklaratat e Ramës n’Pejë janë antishqiptare dhe proserbe

Vizita e kryeministrit Edi Rama n’Peje, ne takimin e perbashket te dy qeverive, Kosove-Shqipni, nuk pshtoi pa komentet e ish-kryeministrit te Shqipnise, Sali Berisha.

Qe çka shkruen ne Facebook:

“Tashmë është bërë zakon qe çdo vizite në Kosovë, Edi Rama, do ta përdorë për të mbuluar dështimin e tij të plotë në rrugën e integrimit, hapjes së negociatave të Shqipërisë në BE, por edhe për të ndihmuar me to direkt apo indirekt mikun e tij, Aleksandër Vuçiç”.

“Me mesazhet kërcënuese që lëshon nga Kosova, Rama si një bandit, si një Don Kishot i vërtetë mendon se ai frikëson Bashkimin Europian dhe i imponon atij të mbyllë sytë para organizatës shtetërore kriminale më të rrezikshme të Europës, ‘Rilindja’ që kryesohet nga vetë ai”.

“Ai mendon se me këto kërcënime prej banditi të lidhur me njëmijë fije me krimin do të detyrojë BE-në të hapë negociatat pavarësisht se ai dhe organizata kriminale e ‘Rilindjes’ që kryeson, lindën në zemër të Europës një Kolumbi dhe shkuar Kolumbisë, ndërtuan narko-shtetin e vetëm në botë, vendin më të korruptuar te planetit dhe vendin e vetëm në botë me një drejtësi dyshkallësh, de fakto pra pa sistem drejtësie”.

“Prandaj dënoj me ashpërsinë më të madhe deklaratat anti-kombëtare në thelb pro-serbe dhe kundër BE-së të Edi Ramës, dhe përdorimin e Kosovës nga ana e tij për deklarata, me të cilat kërkon të mbulojë dështimet, skandalet, narko-shtetin e mazhorancës së tij të krimit dhe drogës, vjedhjes dhe korrupsionit”.

Shperndaje në: