Thaçi pritet nga Sekretari Pompeo në Shtëpinë e Bardhë (video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u prit sot zyrtarisht nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka postue disa foto te Presidentit të Kosovës dhe Sekretarit të Shtetit.

Në videon e publikueme në rrjetin social Twitter nga Departamenti i Shtetit, shihen Thaçi dhe Pompeo tue ja zgat doren njani-tjetrit mbas takimit qe ishte mbrapa dyerve te mbylluna.

Thaçi ka nis sot nji vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, ku përveç Pompeot, pritet me u takue edhe me John Bolton, këshilltarin për Siguri të presidentit Donald Trump.

Shperndaje në: