Putin i dergon mesazh urimi Metës për Ditën e Flamurit

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urue Presidentin Ilir Meta për ditën e Pamvarësinë së Shqipnisë.

Në një postim në Facebook, ambasada ruse ka publikue mesazhin që Putin i ka nis Presidentit Meta.

Në mesazhin e urimit, Putin shprehet se zhvillimi i marrëdhanieve konstruktive dhe bashkëpunimit dy-palësh në fusha të ndryshme kishte me qenë në interes të dy vendeve.

“Mesazh urimi i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta me rastin e Ditës së Flamurit:

Shkëlqesisë së Tij

zotit Ilir Meta,

President i Republikës së Shqipërisë

Tiranë

I nderuar zoti President,

Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Jam i sigurt se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës.

Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkëqytetarëve Tuaj u uroj mirëqenie dhe begati.

Me respekt,

Vladimir Putin

Moskë, Kremlin

Më 28 nëntor 2018″

Shperndaje në: